18 ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave, ka afat 6 muaj për t’i trajtuar ato
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 08 February 2023
18 ankesa janë dorëzuar në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me Ligjin e Pagave. Nga ky institucion, kanë thënë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, do të del më një qëndrim të qartë.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku, ka thënë se institucionet që kanë dërguar ankesa janë të ndryshme, duke filluar nga KPK-ja, mjekë e sindikata të ndryshme.
Çollaku tha se ankesa kanë dërguar edhe disa qytetarë.
“Institucioni i Avokatit të Popullit deri më tani ka pranuar 18 ankesa si nga qytetarët, ankesë individuale, po ashtu edhe ato nga institucionet që kanë të bëjnë me Ligjin për Paga në sektorin publikë. Janë ankesat që vijnë nga sektorë të ndryshëm. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dërguar ankesë, Sindikata e Policisë së Kosovës, një kërkesë është bërë më herët nga organizata jo qeveritare IKD-ja, janë mjekët ata që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj janë një grup i Auditorëve të Brendshëm, Shoqata e Fiziotarapeutve, pastaj është edhe shoqata e Instrumentarëve të Kosovës dhe disa ankesa të qytetarëve që kanë bërë ankesa individuale në lidhje më vlerën e koeficientit të ligjit për paga”, tha ai për EO.
Ai tha se Institucioni i Avokatit të Popullit, ka një afat prej gjashtë muajsh për t’i trajtuar këto ankesa. Më pas, tha se do të vendoset nëse do të dërgohet Ligji në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne jemi duke i trajtuar këto kërkesa e ankesë më shumë kujdes. Kolegët janë duke analizuar ligjin në fjalë. Pas këtyre analizimeve edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me a do të procedohet në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Ligji është futur në fuqi me 5 shkurt, është një afat ligjor prej 6 muajsh, nuk e di a do t’i nevojitet kjo kohë e tëra por e di që kolegët janë duke punuar më të dhe një kohë jo shumë të gjatë edhe Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim”, tha ai.
Të tjera
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...
-
Kurti: Me Serbinë kemi probleme se nuk po na e njohin pavarësinë dhe s’po i pranojnë kri*met e kryera nga Millosheviqi
Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka m...
-
Çun Lajçi tregon përse shkoi në vizitë në shtëpinë e Sali Berishës i cili gjendet në arrest shtëpiak
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka thyer sërish masën e arrestit shtëpiak. ...