Lajme

17-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 5 muajsh në Britani, familjarët: Nuk kemi asnjë lajm

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 05 June 2023

Një adoleshent shqiptar është zhdukur pa lënë gjyrmë në Britani. Mediat angleze raportojnë se një 17-vjeçar shqiptar është shpallur i zhdukur nga policia e Yorkshire.

17-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin leotrim, është parë të herë të fundit në 31 janar të këtij viti në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës.

Ndonëse janë zhvilluar hetime në Britani dhe Shqipëri, shqiptari nuk është gjetur ende, teksa familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.

-Advertisement-

Sipas përshkrimit të bërë nga mediat, 17 vjeçari është rreth 180cm i gjatë, me flokë të shkurtër nk të kaftë të errët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera