Lajme

17-vjeçari përplas nënën dhe fëmijën, i ati rreh mamanë e të aksidentuarës

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 08 August 2017

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin që aksidentoi një ditë më parë një nënë të re, së bashku me foshnjën e saj 7-muajshe. Fatmirësisht nëna me fëmijën shpëtuan pa lëndime të forta.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për babanë e 17-vjeçarit, i cili pas aksidentit që ka bërë i biri, ka qëlluar me pëllëmbë nënën e gruas së aksidentuar.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet GJ. K., banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të babait A. K., 54 vjeç.

-Advertisement-

“Më datë 07.08.2017, rreth orës 20:00, në rrugën “Skëndërbej” shtetasi Gj. K., duke drejtuar mjetin tip “Benz Fuoristradë”, pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasen E. B., 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A. A., 7-muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë shtetasen N. B., 62 vjeçe, nëna e shtetases E. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gj. K., dhe “Dëmtime të tjera me dashje”  në ngarkim të shtetasit A. K.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera