Sport

17 vjeçari kosovar nënshkruan me Bayern Munchenin

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 14 March 2019

Se Kosova ka shumë talent në futboll dëshmon edhe 17 vjeçari Lorent Glloboderi, i cili ka nënshkruar kontratë më gjigantin gjerman Bayern Munchen, shkruan Gazeta inFokus.

Glloboderi i cili është nga fshati Llugë i Podujevës ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën gjermane.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet.

Llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll./Gazeta inFokus/

Të tjera