Lajme

17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 17 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 19 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Në total numri i rasteve aktive është 405”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera