Lajme

17 pacientë me Covid-19 dhe 34 post- Covid në trajtim në klinikat spitalore të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 07 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univerisitar i Kosovës, ka bërë të ditur se  në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

Në njoftim thuhet se 15 pacientë të tjerë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

-Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

-Spitali i Pejës, 4 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 1 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera