17 mijë persona nënshkruajnë peticionin për tërheqje të parave nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 13 September 2022
Mbi 17 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin për lejimin e tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale. Pas pushimit të deputetëve në kuvend, kjo temë pritet të hapet prapë. Ekonomistët thonë se tërheqja e këtyre mjeteve do të vë në qarkullim 400 milionë euro, përderisa ato mjete po humbin si pasojë e krizave globale.
Organizatori i peticionit për lejimin e tërheqjes se 30% të kursimeve pensionale, Adnan Jashari, ka thënë për Radio Kosovën se janë verifikuar mbi 17 mijë nënshkrues të kësaj nisme. Ai tha se po presin që kuvendi t’i dërgojë pyetje qeverisë që kjo të japë opinionin e saj për projektligjin në fjalë, pastaj të vazhdohet tutje.
“Qeveria ka afat 30 ditë të japë përgjigje për këtë nismë legjislative dhe pastaj vazhdohet me procedura të tjera”, thotë Jashari.
“Ne do t’i nisim disa aksione simbolike që të lobojmë që deputetët ta çojnë sa më shpejt projektligjin në kuvend dhe të votojnë pro, sepse gjendja siç e dimë të gjithë, është urgjente për shkak të krizës globale”.
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka kundërshtuar idenë për tërheqjen deri në 30% të mjeteve nga Trusti Pensional për shkak se, siç ka thënë qeveria, një gjë e tillë do të rrënonte kursimet pensionale të qytetarëve.
Por kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se Kuvendi duhet të miratojë projektligjin për tërheqjen e kursimeve të trustit në mënyrë që në vend të qarkullojnë rreth 400 milionë euro. Përndryshe ai tha se trusti është duke humbur miliona euro si pasojë e krizës globale.
“Kuvendi do të duhet të miratoj atë projektligj për trustin. AKB edhe më herët ka paralajmëruar se nga trusti mund të kemi zhvillim nëse i marrim rreth 400 milion euro në qarkullim, por mund të kemi edhe humbjen nëse ajo nuk ndodhë”, thotë Shahini. “Humbja vjen nga faktorët e tjerë nga mos menaxhimi i parasë dhe investimi i tyre”.
Ditë më parë është raportuar se kriza globale ka ndikuar që Trusti të humb miliona euro të kursimeve të qytetarëve. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro. Kjo u bë e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.
Në Kuvendin e Kosovës më herët nuk ka kaluar projektligji i cili mundëson tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...