Lajme

160 çerdhe të premtuara, Nagavci konfirmon se për dy vjet janë ndërtuar katër

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 30 Nëntor 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian njeh paparim në fushën e arsimit për vitin aktual.

Në këtë linjë ajo ka përmendur rritjen e buxhetit për 18.13 përqind, ndërsa subvencionet në 22.14 përqind.

Duke përmendur projektet e realizuara, Nagavci ka treguar se për dy vjetët e para të mandati janë përfunduar së ndërtuari katër objekte çerdhesh, njofton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

“Katër çerdhe janë ndërtuar, 26 janë në proces dhe tetë janë në proces të tenderimit”, ka deklaruar Nagavci në kuvend.

“Nëse shohim në vitet 2003-2020 janë ndërtuar vetëm katër çerdhe, ndërkaq për dy vjet të mandatit tonë kemi rritje për 850 përqind.

Ministrja ka theksuar se me politikat e reja dhe buxhetin e miratuar do të shihen rezultate në të ardhmen.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës së fundit zgjedhore kishte pasur për premtim ndërtimin e 160 çerdheve. Kjo nënkupton se për këtë vit dhe vitin tjetër, do të duhet të ndërtohen edhe 156 çerdhe.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy