Lajme

16 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin final të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 10 March 2023

Sot 16 vjet më parë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.

Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadic, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji, shkruan KP.

-Advertisement-

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera