16 vjeçarja s’pranon të kthehet në Kosovë, zhduket në Austri/FOTO
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 03 May 2017
Rasti i Filloretës ka preokupuar mediat austriake gjatë javës së kaluar. Ajo nga vendi ku jetonte (Timelkam) duhej të shkonte në Vjenë dhe atje të strehohej në një qendër strehimi derisa të vinte koha për riatdhesim.
Filloreta Paluca, shqiptarja 16 vjeçe nga Kosova, kërkesa e të cilës për azil në Austri i është hedhur poshtë me kohë, duhej të riatdhesohej më 15 maj në Kosovë. Një familje austriake kishte vendosur ta adoptonte Filloretën por as kjo nuk ka mundur të ndalonte dëbimin, sepse vendimi për dëbim ishte marrë para se të bëhej kërkesa për adoptim.
Rasti i Filloretës ka preokupuar mediat austriake gjatë javës së kaluar, kur ajo qe bartur nga vendi ku jetonte (Timelkam) në Wocklabrug. Pastaj ajo duhej të shkonte në Vjenë dhe atje të strehohej në një qendër strehimi derisa të vinte koha për riatdhesim, transmeton albinfo.ch.
Por , siç shkruajnë mediat austriake, ajo nuk ka arritur fare në Vjenë. Një polic përgjegjës për rastin ka thënë per mediat se ende nuk e kanë parë vajzën e re. Këtë e vërteton edhe Thomas Eder nga Timelkam, i cili së bashku me gruan, kishte vendosur ta adoptonte 16 vjeçaren dhe ende vazhdon angazhimin për këtë.
Kur kishin dashur ta vizitonin në Vjenë, u ishte thënë se ajo nuk ndodhej aty. Pastaj ajo në mënyrë të ndërmjetme u ishte paraqitur atyre por pa treguar vendin ku ndodhej. Ajo vetëm i kishte siguruar se ishte mirë me shëndet.
Filloreta, ashtu sikurse shqiptarja tjetër nga Kosova para rreth 10 vitesh, (Arigona Zogaj) është “zhdukur” ose ka kaluar në ilegalitet.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...