Lajme

16 vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 09 August 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 16 vjeçari B.Gashi ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Policia ka thënë se ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin .

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera”, njofton policia e cila e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera