Lajme

16 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

Autori: Islam Morina 15:03 | 17 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të njoftimit të rregullt 24 orësh ka njoftuar se 16 persona e kanë humbur betejën me Covid-19, raporton Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 690 Raste të reja me Covid-19, kurse janë shëruar 337 persona/Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera