Lajme

16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 22 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 45 persona nga ky virus.

“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151.

Në total numri i rasteve aktive është 481”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera