Lajme

1,567 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 04 March 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,567.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,116 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera