Lajme

15 vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 19 July 2022

Një vajzë e mitur nga Prizreni gjatë ditës së sotme (19 korrik), është bërë nënë, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se 15 vjeçarja ishte duke jetuar në fshatin Metvecë në bashkësi jashtëmartesore me një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

ka hapur rast si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

-Advertisement-

“Me datë 19 Korrik 2022 rreth orës 12:40 minuta,  Stacionit Policor Prizren VERI është informuar se në repartin e gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur (15 Vjeçare) ka lindur një fëmijë.  E mitura është sjellë në spital me datë 18.07.2022.  Patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal  të Prizrenit , prej nga kanë marrë informacion se  e mitura ka qenë në duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu kanë bërë të ditur se pas konsultimit me prokurorin kujdestari, është hapur rasti me veprën penale, “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

“Pas konsultimin me prokurorin kujdestar  është hapë rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”. Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhë provat dhe dëshmitë e nevojshme. Rasti shkon me procedural rregullt dhe po  hetohet nga Sektori Rajonal I hetimeve, DRP Prizren”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera