Lajme

15 vjeçari që punoi me Angela Merkel, anëtarësohet në LDK

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 18 January 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari kësaj partie, Isa Mustafa ka pritur në takim 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku i cili ka ardhur për tu antarësuar në LDK.

Në njoftim thuhet se Mulaku ka qenë praktikant në zyrën e kancelarës, Angela Merkel.

“Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku. Kryetari Mustafa i uroi mirë se ardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK. Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së. Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapsirën dhe qeverisjen më të mire”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera