15-vjeçari nga Fieri kërkon t’i arrestojnë babanë: Nuk duroj dot më
Autori: Gazeta inFokus
08:24 | 22 May 2017
Djali 15-vjeçar i drejtohet policisë për ndihmë pasi, sipas dëshmisë së dhënë prej tij, i ati, përveçse e dhunonte, nuk e lejonte atë të shkonte as në shkollë.
Në këto kushte, fëmija me inicialet A.H., nxënës në klasën e nëntë, është paraqitur në Policinë e Fierit ku ka denoncuar babain e tij, Patrik Hysi. Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas denoncimit të të miturit, me akuzën e dhunës në familje, por dëshmia babë e bir ka qenë kontradiktore.
“Ndalimi i 41-vjeçarit Patrik Kysi u bë pas kallëzimit të bërë nga djali i tij 15 vjeç, të cilin e ka keqtrajtuar, dhunuar, detyruar të largohet nga banesa dhe ndaluar të vazhdojë klasën e nëntë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar”, bënë të ditur burime nga Policia e Fierit, e cila i referohet dëshmisë së dhënë nga ana e 15- vjeçarit.
Mësohet se i arrestuari nga policia gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se e ka rrahur të birin, por ai ka pretenduar se e gjithë kjo ka ndodhur me qëllimin e mirë që i miri “të bëhej njeri”. Sipas dëshmisë së dhënë nga kryefamiljari, i biri kishte nisur të pinte hashash dhe është natyrë shumë problematike. Ai ka vijuar më tej me dëshminë e tij se vetë fëmija nuk dëshironte të shkonte në shkollë dhe se sherret mes tyre ndodhnin pikërisht për këtë shkak dhe se ai si prind goditjet ndaj fëmijët i ka bërë për ta kthyer në rrugë.
“Djali im është një fëmijë shumë problematik. Është e vërtetë që e kam rrahur, por kam dashur të bëhet njeri. Ka marrë rrugë të keqe. Po ma nxin jetën. Kam marrë vesh që pi hashash dhe kjo më bëri që ta humb kontrollin me të”, është shprehur në Policinë e Fierit 41-vjeçari, i cili tashmë akuzohet për veprën penale të dhunës dhe keqtrajtimit të të miturit.
Pavarësisht pretendimit të tij se dhuna ndaj fëmijës ishte bërë me qëllim që ky i fundit “të bëhej njeri”, pasi kishte marrë rrugë të keqe, policia e ka arrestuar atë.
Sipas burimeve nga Policia, 15- vjeçari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se disa herë ishte bërë objekt i dhunës e keqtrajtimit të babait. Fëmija ka kërkuar ta arrestojnë babain e tij, duke argumentuar se nuk mund të duronte më dhunë. /Panorama/

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
































