Lajme

15 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 23 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa nga 1,440 mostra, 15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Në total numri i rasteve aktive është 330”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Të tjera