Lajme

15 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 02 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale në trajtim spitalor nga Covid-19 janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, përderisa 25 pacientë janë post-covid.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjenoterapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient, në Klinikën Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera