Auto&Tech

15 nëntor apo më herët? Gomat e dimrit duhet të vendosen në bazë të motit që mbizotëron

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 26 October 2017

Mos pritni për t’i vendosur gomat e dimrit derisa një ditë zgjoheni dhe e shihni se në mëngjes asfalti është i akullt, apo se oborri është mbushur me borë.

Ndonëse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë, shkruan Telegrafi.

Gomat e sotme të dimrit jo vetëm se janë të dizajnuara të performojnë mirë në dëborë, por performojnë mirë edhe në asfalt të ftohët.

-Advertisement-

Dhe mbani mend, në momentin që mund ta shihni frymëmarrjen tuaj (pra kur fryni del avull nga goja juaj), atëherë është koha t’i vendosni gomat e dimrit.

Për sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, dhe, keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, përndryshe, nëse i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni veten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera