“Shumë herë kemi festuar”, Kusari-Lila flet për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus
23:31 | 20 June 2022
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila është shprehur e rezervuar lidhur me ndonjë vendim të Këshillit Evropian lidhur me liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ajo në “Respublika” në Tëvë 1 deklaroi se kjo për shkak se tashmë shumë herë është premtuar dhe festuar se liberalizmi ka ndodhur, por që nuk ka ndodhur.
“Sa i përket takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, kam qenë e rezervuar dhe do të jem deri në një vendim të mirëfilltë. Shumë herë kemi festuar, jemi gëzuar është thënë që qytetarët do të lëvizin nga ky vit apo ky vit pa viza. Për qytetarët e Kosovës ka mbetur vendimi, nuk ka mbetur pritje. Është e tepërt të flasim për pritjet apo deklaratat inkurajuese të ministrave të vendeve të BE-së, na duhet vendimi dhe deri në atë moment ne mbetet të jemi të fokusuar në këtë kërkesë, por jo të limituar”, tha ajo.
Madje, Kusari – Lila thekson se për qytetarët e vendit, lajm do të jetë vetëm vendimi për liberalizim të vizave dhe jo datat.
“Po e them që për data kufizohem të bëjë parashikime, nuk është puna që jam më pak optimiste, jam optimiste në raport me zhvillimet e brendshme, por kursejmë emocionet dhe qytetarët e Kosovës nga ndjenjat që i kanë kaluar për ta do të jetë lajm vendimi jo më datat nuk do të jenë lajme sepse është shter gëzimi. Shumë shpesh ka pasur premtime është e padrejtë çfarë ju ka ndodhë qytetarëve të Kosovës në këtë proces”, theksoi ajo.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...