145 të prekur nga virusi në Kosovë, Malisheva komuna më e prekur pastaj kryeqyteti
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 05 April 2020
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë të ditur se pesë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me virusin kinez Covid-19. Rastet pozitive janë raste kontakti. Tre janë prej Banjës në Malishevë, një prej Gjakovës dhe një prej Smrekonicës në Vushtrri.
Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 145. Komuna e Malishevës ka më së shumti qytetarë të infektuar me 44. Në kryeqytet janë 19 raste të konfirmuara, ndërsa 2 të tjerë janë prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve.
Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 dhe Kamenica ka 12 raste pozitive. Pas rastit të konfirmuar të dielën, Gjakova ka 9 raste me Covid-19, aq sa ka edhe komuna e Vushtrrisë.
Në Viti, në një fshat të së cilës komunë ishte një ndër rastet e para të konfirmuara në Kosovë, janë 7 raste, në Pejë 6.
Komuna e Mitrovicës ka 6 raste të konfirmuara, 5 prej të cilëve janë në pjesën veriore të qytetit.
Ndërkohë Podujeva ka 4, Fushë Kosova dhe Prizreni nga 3 raste respektivisht.
Komuna e Therandës, Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes kanë nga një rast secila.
Komuna e Klinës, e cila ishte komuna e parë e karantinuar për shkak të zbulimit të një rasti tek një shtetase 23 vjeçare italiane, ka ende vetëm një rast të konfirmuar. Është pikërisht shtetasja italiane, e cila para disa ditëve është shëruar, rasti i vetëm në këtë komunë. Shpejt pritet që të merret vendim për largimin nga karantina të komunës së Klinës. /Express/
Të tjera
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...
-
Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it
Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje...
-
Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit...
-
Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit
Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iran...
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...