14-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha dhe Meta: Ditë historike për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 01 April 2023
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një video nga kjo ditë e shënuar 14 vite më parë, e ka konsideruar një ditë historike 1 Prillin e 2009, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.
“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s. Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare”, shprehet Berisha.
Një mesazh në kuadër të kësaj dite ka përcjellë edhe kreu i PL Ilir Meta.
” Sot është 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, strukturën më të rëndësishme të mbrojtjes dhe ruajtjes së paqes në botë. Qytetarët tanë prej 1 Prillit 2009, kanë garancinë e plotë se vendi i tyre gëzon mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë përmes ekzistencës së kësaj Aleance. Ata jetojnë në një rajon, për paqen dhe stabilitetin e të cilit, NATO ka pasur dhe vazhdon të ketë një rol jetik dhe të pazëvendësueshëm. Një falënderim e mirënjohje për SHBA dhe në veçanti për Presidentin George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, të vitit 2007, frymëzoi e mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që realizuan 14 vite më parë rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO.
E ndërsa sot nderojmë ushtarakët tanë, që bëjnë më të mirën për Forcat tona të Armatosura, nuk mund të harrojmë kushtet e vështira në të cilat ata shërbejnë si dhe korrupsionin qeveritar, i cili ka cënuar edhe disa nga asetet më strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Partia e Lirisë angazhohet për t’u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit të institucioneve të sigurisë kombëtare”.

Të tjera
-
Eksperti gjerman: Kurti i pari kryeministër kosovar që rrezikoi raportet me ShBA-të
Eksperti për Ballkanin Oliver Jens Schmitt, ka folur për situatën në veriun e...
-
Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati
Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga d...
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...