Lajme

14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 05 April 2021

Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007 miratoi deklaratën për përcaktimin e statusit të Kosovës me të cilën mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari i dorëzoi propozimin Prishtinës dhe Beogradit, ku thuhej se Kosova do të jetë një shoqëri shumetnike, që qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

Ndërkohë, më 10 qershor 2007, presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, ku thotë se Kosova do ta fitojë pavarësinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera