Lajme

14 vjeçarja sülmohet se *ksualisht nga një i mitur në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 27 May 2024

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku një vajzë e mitur e moshës 14-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person.

Rasti është denoncuar nga babai i viktimës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

-Advertisement-

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar për këtë rast është po ashtu i moshës së mitur, E.S., i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ka deklaruar se gjithçka mes tij dhe viktimës ka ndodhur me dëshirën e tyre dhe jo me forcë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera