14-vjeçari humb jetën si pasojë e virusit ‘Nipah’ në Indi, OBSH ngre alarmin për epidemi
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 22 July 2024
Bëhet e ditur se një djalë 14 vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë.
Ndërkohë, 60 të tjerë tani po cilësohen si “në rrezik të lartë”, pasi mund të kenë rënë në kontakt me virusin.
Siç raportohet, virusi Nipah vjen nga lakuriqët e natës dhe nuk ka shërim e as vaksinë që e parandalon.
Djali ka pësuar arrest kardiak pasi kishte rënë në kontakt me virusin i cili i kishte shkaktuar ethe vdekjeprurëse dhe ënjtje të trurit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar virusin si “patogjen prioritar” për shkak të potencialit të tij për t’u shndërruar në epidemi.
Ministri indian i Shëndetësisë në Kerala, Veena George, njoftoi se qeveria ka lëshuar urdhra për identifikimin dhe izolimin e njerëzve të prekur me Nipah.
Ka një mundësi minimale për një shpërthim të virusit Nipah në këtë fazë”, tha Dr. Anoop Kumar nga spitali Aster MIMS në Calicut, duke shtuar se situata do të monitorohet në vazhdim.
Ndryshe, në listën e personave që djaloshi ka pasur kontakt me ta janë 214 persona.
Mes tyre, 60 thuhet të jenë në rrezik të lartë, andaj institucionet shëndetësore kanë filluar ngritjen e reparteve për izolimin e pacientëve.
Edhe anëtarët e familjes së të prekurit janë duke u mbajtur për vëzhgim në spital.
Nipah ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në Kerala që nga shfaqja e parë e tij në shtetin jugor në vitin 2018.
Ai u identifikua 25 vjet më parë në Malajzi, prej kur ka shpërthyer edhe në Bangladesh, Indi dhe Singapor.
Të tjera
-
Një autobus nga Kosova nuk lejohet të futet në Serbi, Elshani: Është kthyer nga Policia, s’kishte vula
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak dhe n...
-
Maqedonci: Kosova ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në Fac...
-
Autobusit me udhëtar i ndalohet hyrja në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjak
Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak, i ës...
-
Parashikimi i motit gjatë fundjavës
Dita e shtunë fillon me intervale me diell. Gjatë ditës më pas priten zhvilli...
-
Bllokohet rruga në afërsi të pikës kufitare në Merdarë
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, ësht...
-
“Zhvillime të paparashikuara”, Lajçak nuk do të bëhet ambasador në Zvicër
Edhe pse ishte caktuar si Ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër dhe Lihten...
-
Peci thotë se VV dhe Guxo janë në koalicion: S’ndodhi formalisht për shkak të afateve kohore
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherësh edhe bashkëkryetar i Partisë Guxo...
-
Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Vuçiqit me një foto me ambasadorin e Kosovës, Faruk Ajeti
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Ro...
-
Gjenden katër grạnạta dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët
Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. ...
-
Vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar so...
-
Gjendja aktuale në Jarinje
Pjesëtarë të KFOR-it edhe EULEX-it janë parë pranë pikës kufitare në Jarinje....
-
Molliqaj: Drejt izolimit, pa partneritet dhe pa sovranitet
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka komentuar situatën në ve...