Lajme

14-vjeçare pjesë e UÇK-së, publikohet intervista e gruas së Rexhep Selimit nga koha e luftës

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 26 January 2021

Shqipe Mehmeti-Selimi kishte qenë vetëm 14-vjeçare kur iu ishte bashkuar UÇK-së. Ajo në atë kohë kishte dhënë një intervistë për AP-në, e në këtë kronikë të njëjtës iu referoheshin me nofkën e luftës “Shota”.

Aty thuhet se “Shota” dhe “Fortesa” një vajzë tjetër që në atë kohë ishte 21-vjeçare kishin lënë shkollën dhe familjet e tyre duke besuar se mund të luajnë rol në luftën për çlirimin e Kosovës.

Shqipe Mehmeti sipas këtij reportazhi, ishte duke u shkolluar në Gjermani mirëpo e kishte lënë shkollën atje për t’u kthyer në vendlindje për t’iu bashkuar UÇK-së së bashku me babanë e saj, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit tashmë pas arrestimit të tij nga Specialja iu është bashkuar listës së Vetëvendosjes ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 10-të. 10-shi ishte nofka e Selimit në luftë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera