Lifestyle

14 shkurti, veshjet që të bëjnë të të dashurojnë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 12 February 2018

Festa e të dashuruarve po afron dhe sigurisht që do të donim të suprizonim partnerin me një pamje mahnitëse.

Para se të zgjidhni veshjen është e rëndësishme të dini si do e kaloni mbrëmjen. Për ato që do të shkojnë në restorant,veshje elegante me aksesorë të kombinuar.

Një stil më i matur, por pa hequr dorë nga detajet, shkon mirë dhe nëse do të rrini në shtëpi. Dhe mos harroni kujdesin për të brendshmet.

-Advertisement-

Këmbët në dukje
Nëse temperaturat janë të ngrohta atëherë veshje të shkurtra dhe minifunde. Kur vini në pah këmbët tuaja vlerësohen gjithmonë nga meshkujt, edhe në dimër. Minifundi nuk ka dalë kurrë nga moda, dhe ka efekt joshës. Apo kombinuar me një golf ngjyrë pastel, vëth dhe perla për një pamje bon ton.

Tuta mbrëmjeje
prej disa vitesh tutat janë komode dhe elegante dhe mund të vishen tashmë si në restorant, edhe për darkë romantike shtëpiake. Nëse zgjedhim tuta të zeza, guxojmë pak me ngjyrën e këpucëve, e kuqe e ndezur dhe me patjetër me takë të lartë.

Pantallonat elegante
Me një pamje më casual dhe që është mjaft e kërkuar janë pantallonat elegante. Ato me ngjyrë pantone, të kombinuara me këpucë me bizhu, bëjnë një figurë të bukur.

Fund me tyl
Sigurisht që veshja më romantike është tyli. Një fund i gjatë tyl, kombinuar me një bluzë elastike të bëjnë të ndjehesh si një princeshë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera