Lajme

14 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 14 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar gjashtë persona nga ky virus.

“Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .

Në total numri i rasteve aktive është 428”, bëhet e ditur në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera