14 policë, 28 biznesmenë e 31 qytetarë të akuzuar në rastin “Karaçeva” do të gjykohen nga Gjykata e Kamenicës
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 03 April 2022
Prokuroria Themelore në Gjilan, për rastin e njohur si “Karaçeva”, më 5 nëntor 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj 14 policëve, 31 qytetarëve dhe 28 biznesmenëve, të cilët akuzohen për kontrabandim me mallra, bixhoz të paligjshëm dhe vepra tjera në rastin “Karaçeva”, lëndë e cila do të gjykohet në Gjykatën në Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Për lëndën në fjalë, ju njoftoj se kjo lëndë do të gjykohet në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë dhe me lëndën është e ngarkuar gjyqtarja, Valbonë Dërvodeli”, ka njoftuar Shkodra.
Po ashtu, sipas njoftimit asnjë prej të pandehurve nuk gjenden në ndonjë masë të sigurisë.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan më 5 nëntor 2021 për rastin “Karaçeva” ngarkon 14 zyrtarët policorë Ferid Leci, Hydush Kastrati, Sokol Keka, Imer Spahiu, Fatmir Kallaba, Asllan Kryeziu, Feat Zeqiri, Raif Thaqi, Selami Geci, Slavisha Nikoliç, Zlatan Arsiç, Naim Krasniqi, Naim Selishta dhe Fitim Kryeziu.
Zyrtarët policorë po akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej një deri në 10 vjet.
Ndërsa, Ferid Leci po akuzohet edhe për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 33 dhe 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Ndryshe, edhe pse policët e akuzuar ngarkohen që veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” e kanë kryer gjatë detyrës zyrtare, kjo vepër nuk hyn në kuadër të kapitullit të veprave penale të korrupsionit, të cilat gjykohen nga Departamentin e Krimeve të Rënda, por ky paragraf i këtij neni, për herë të parë është caktuar me Kodin e ri Penal, që ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2019.
Në mesin e të akuzuarve tjerë në këtë rast janë të përfshirë 28 biznesmenë: Jusuf Hasani person përgjegjës i biznesit “Luli SHPK” në Novobërdë, Nadir Shantir, person përgjegjës i thertores “Shantir” në Prizren, Shani Kryeziu person përgjegjës i biznesit NTP “SHANIA” në Suharekë, Kujtim Morina pronar i mishtores “Morina” në Prizren, Umer Arapi person përgjegjës i biznesit DPT “Ymeri” në Prizren, Bajrami Rahmani person përgjegjës i biznesit DPZ “Bajrami” në Prizren, Armin Huduri person përgjegjës i biznesit “Kajce” në Prizren, Hilmi Mullallari person përgjegjës i thertores në Prizren, Jeton Buquku person përgjegjës i biznesit “Buquku” SHPK, Bekim Bajrami pronar i bizneseve ferma e lopëve “Bujku” dhe “Beka” BI në Podujevë, Bujar Ajeti person përgjegjës i biznesit NTP “Nushi” në Ferizaj, Ylber Fera punëtor në objekti pa emërtim, Lulëzim Gashi menaxher në objekti pa emërtim, Idriz Kurteshi menaxher në Automate Club, Feta Leci person përgjegjës i fermës “NTP Lumi” në Kamenicë, Naser Leci pronar i objekti pa emërtim, Denis Hyseni pronar në Automate Club, Mustafë Leka pronar në objektin ROYAL KAZINO-POKER, Bekim Gashi pronar në objekti pa emërtim, Qamil Memeti pronar në Objektin “Admiral”, Mentor Maqani pronar në objektin Cazino në Karaçevë, Sherif Ilazi menaxher në objektin Cazino në Karaçevë, Muharrem Morina menaxher në objekti pa emërtim, Afrim Thaqi, pronar në objektin ROYAL KAZINO-POKER, Xhelal Kryeziu pronar në objektin “WILD KAZINO”, Artizan Thaqi pronar në objektin “ROYAL CAZINO”, Vullnet Bytyqi menaxher në objektin Cazino 05, Sylejman Ismjali pronar në objekin Cazino 05.
Biznesmenët po akuzohen për veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim prej një deri në katër vjet, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” nga neni 261, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim deri në dy vjet dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Ndërsa, Feta Leci po akuzohet edhe për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.
Në aktakuzë janë të përshirë edhe 31 qytetarë: Driton Spahiu, Albert Thaqi, Albert Sadiku, Blerim Spahiu, Fatmir Spahiu, Agron Spahiu, Naim Kryeziu, Sead Dermaku, Blend Spahiu, Fadil Spahiu, Vigan Spahiu, Lirik Morina, Fatmir Veseli, Ismail Veseli, Sadik Sadiku, Mevlan Spahiu, Fatos Morina, Burim Fazliu, Enis Keka, Florian Sylejmani, Rexhep Spahiu, Nehat Morina, Hesat Rrudhani, Përparim Shabani, Arsim Dërmaku, Fatlum Bajrami, Adhurim Thaqi, Faton Kryeziu, Lirim Spahiu, Nazim Rulani dhe Ibush Fazliu.
Prej tyre, 29 të parët po akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.
Ndërsa, Nazim Rulani dhe Ibush Fazliu akuzohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, raporton betimiperdrejtesi.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...