Lajme

14 maji, data zyrtare e zgjedhjeve vendore në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 24 October 2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se ka caktuar 14 majin e vitit 2023 si datën zyrtare të zgjedhjeve vendore të ardhshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se  e vlerëson përudhen deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie.

“Sot caktova 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme vendore.  E vlerësoj periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare dhe theksoj se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare. Nxis të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Begaj.

-Advertisement-

Ndryshe ai shtoi se i fton vutuesit të mos e anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës.

“Ftoj votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.   Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Vlerësoj nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bëj thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike”, ka shkruar më tej Begaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera