14 çanta me mbi 1 milion tableta dhe 300 mijë euro cash, kapet në Rinas grupi nga Kosova
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-17-at-12.05.57-1024x576-1-600x360-1.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 17 December 2024
Pesë persona nga Kosova janë arrestuar nga policia e Shqipërisë në Rinas. Ata dyshohet se do fusnin në Shqipëri barna të dyshuara të kontrabanduara që më pas përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në aeroportin e Rinasit, në hyrje të RSh-së, do të paraqiteshin disa shtetas të cilët në bagazhet e tyre dispononin mallra kontrabandë, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transit”. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit kosovarë B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se në 14 valixhe, bagazhe të të arrestuarve, janë gjetur mbi 1 milionë tableta të dyshuara të kontrabanduar me peshë 417 kg. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjetën edhe 300 mijë euro që ai nuk i kishte deklaruar.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit synonin që t’i dërgonin përfundimisht në Kosovë barnat e blera në Jordani.
“Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia./tvklan.al
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/airport-suicase-780x439-1.jpeg)
Të tjera
-
1 mijë viktima nga “Chido”/ Franca: Shtëpi, shkolla dhe objekte shëndetësore të shkatërruara nga cikloni
Shtëpi, shkolla dhe objekte shëndetësore të shkatërruar nga cikloni Chido, ës...
-
Nijazi Thaqi e padit deputetin e VV-së, Armend Muja, për shpifje: Në të kaluarën rryma blihej me 40 deri 60 euro për MW, sot 400 euro
Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi ka paditur dep...
-
Fabrika e municioneve, Sveçla: Punimet pritet të fillojnë shumë shpejt
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për marrëveshjen e nënshkruar pë...
-
Kina dhe India do të mbajnë takim në Pekin për çështjet kufitare
Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kinës e Indisë, përfaqësuesi i posaçëm...
-
Vrạsja e 14-vjeçarit, i dyshuari kërkon lirimin në Apel
Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, k...
-
Holanda do të bllokojë rrugën e Beogradit për anëtarësim në BE
Ministri holandez Caspar Veldkamp po planifikon të kundërshtojë Serbinë drejt...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral e historik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e raportit ...
-
Maqedonci jep detaje rreth marrëveshjes me Turqinë për prodhimin e armëve
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje rreth marrëv...
-
Haradinaj takohet me Ali Ahmetin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e BDI-së në...
-
Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje në një market të Gjakovës
Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë...
-
Në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtës...
-
50 milionët e Badovcit, Prokuroria nis hetimet pas përplasjes së asambleistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë
Video ku asambleistët e VV-së drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit për shkëmbim...