Lajme

Po vazhdon të jetë i hapur për aplikim Programi i Vetëpunësimit për të riatdhesuar

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 31 January 2022

Faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar në Kosovë, po vazhdon të jetë e hapur për aplikim, shkruan Gazeta Infokus.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të përkrahin personat e riatdhesuar për hapjen e bizneseve të tyre.

Ky program është poashtu i mbështetut edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, ku kjo mbështetje do të ju bëhet përmes mjeteve/ pajisjeve teknike në kuadër të programit.

-Advertisement-

Sipas njoftimit programi do të jetë i hapur për aplikim deri më 15 shkurt 2022.

Për informata shtesë si dhe Formularin e Aplikimi mund të gjenden në vegëzat më poshtë:

https://aprk.rks-gov.net  dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

MFPT/APRK, në bashkëpunim me partnerët e saj siç është UNDP, nëpërmjet Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP) në vazhdimësi ka mbështetur punëkërkuesit në Kosovë në hapjen e biznese të tyre, në fusha të ndryshme të tregut të punës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera