Lajme

133 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 25 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 03 December 2020

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 133 pacientë me COVID-19. Nga spitali njoftojnë se 4 pacientë janë në respirator dhe 93 janë në oksigjenoterapi.

Kurse 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“133 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera