Lajme

1,300 raste të dhunës në familje vetëm për 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 06 September 2022

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), kanë organizuar një fushatë vetëdijesuese kundër dhunës në familje, në kuadër të projektit “Edukimi kundër dhunës në familje dhe ngacmimit seksual”.

Fushata u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas organizatorëve kjo fushatë është përmbyllje e një fushate njëvjeçare, që u përcoll me ligjërata në shkolla të mesme në lidhje me dhunën në familje.

-Advertisement-

Dhe qëllimi i kampanjës, sipas tyre, ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve për dhunën në familje.

Ehat Miftaraj nga IKD-ja tha se fushata ka për qëllim aktivizim kundër dhunës në familje, të identifikojë sfidat e qytetarëve në qasjen e sistemit të drejtësisë dhe t’i informojë ata mbi të drejtat e tyre, dhe se si ata mund t’i qasen mekanizmave të drejtësisë dhe të kërkojnë ndihmë juridike falas.

“Përkundër kampanjave të shumta, fatkeqësisht ende nuk kemi koordinim institucional. Ende gjyqtarët, prokurorët dhe Policia e Kosovës nuk po mund t’i realizojnë të drejtat e qytetarëve. Në tri vitet e fundit kemi trend të rritjes së rasteve të dhunës në familje. Nga rajonet prijnë Prishtina dhe Peja”, u shpreh Miftaraj.

Për rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje foli edhe Anton Ndrecaj nga CLARD.

Ai bëri të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 1 mijë e 300 raste.

“Nga janari deri në qershor janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste të raportuara të dhunës në familje. Ndërsa, gjithë vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 1 mijë e 900 raste të raportuara. Pra, ka rritje të numrit”, deklaroi Ndrecaj. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera