Lajme

130 mjekë kanë ikur nga Kosova vetëm këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 08 December 2021

Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova s’ka të ndalur. Vetëm sivjet, sipas përfaqësuesit të Këshillit të Specializantëve, Dijon Musliu, mbi 130 mjekë kanë shkuar për të punuar jashtë vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Arsyeja e largimit nga Kosova pretendohet se ka të bëjë me kushtet e vështira financiare të tyre.

“Kosova e ka një krizë nuk është adresuar asnjëherë deri tani në kohë adekuate. Pos atyre që kanë ikur, nga hulumtimet që kemi bërë ne, në proces për të lëshuar vendin janë edhe 170 mjekë”, ka thënë Musliu në Sytë Shtatë në Klan Kosova.

-Advertisement-

Tutje Musliu shtoi se këta mjekë që kanë ikur nga Kosova janë të moshës mesatare 30-vjeç.

“Këta janë mjekë që më nuk kanë mundur të presin me këto kushte financiare që i kemi”.

Musliu shtoi se ne kemi kërkuar një kompensim financiar pasi që një orë e specializantit është e njëjtë me një orë të punës të një mjeku të rregullt.

“Trendi i ikjes është duke u rritur. Ne kemi kërkuar edukim të mirëfilltë specialistik dhe kompensim financiar për shkak të punës që kemi bërë” ka thënë Musliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera