Lajme

13 të arrestuar për fajde e bixhoz të paligjshëm, mes tyre edhe një polic – reagon Sveçla

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 06 October 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  ka reaguar pas një aksioni të djeshëm të policisë së Kosovës bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai ka thënë se lufta ndaj krimit e korrupsionit do të vazhdojë e ku ka përgëzuar këto dy institucione për punën e bërë.

“Nuk mund dhe nuk do të lejojmë asesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cënon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike”, ka thënë ai

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Përgëzoj Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin e mbrëmshëm në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, i zhvilluar në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Lufta jonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë, pandalshëm, pa asnjë kompromis, dhe të gjithë do të trajtohen të barabartë para ligjit pavarësisht funksionit që bartin.

Nuk mund dhe nuk do të lejojmë asesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cënon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike.

Shfrytëzoj rastin që të ftoj dhe inkurajoj qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë në mënyrë që të sigurohemi që ligji sundon në çdo fushë dhe në secilin cep të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera