Lajme

13 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 13 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univerisitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

-Spitali i Prizrenit, 1 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

-Spitali i Pejës, 4 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera