Rajoni dhe Bota

13 mijë emigrantë të braktisur në Sahara po vdesin pa bukë e ujë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 25 June 2018

Algjeria ka mohuar keqtrajtimin e emigrantëve pasi pretendon se ka braktisur më shumë se 13 mijë vetë në shkretëtirën e Saharasë në 14 muajt e fundit – përfshi fëmijë e gra shtatzëna.

Vendi është akuzuar për dëbimin e emigrantëve, duke i lënë pa ushqim e ujë ose duke i detyruar të ecin në të nxehtë deri sa të vdesin.

Fotot tregojnë emigrantët që ecin mes temperaturave që arrijnë në 48 gradë Celcius.

-Advertisement-

Zyrtarët e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin kanë paralajmëruar për një katastrofë të afërt.

Shumë prej emigrantëve thuhet se kanë humbur ditë para se skuadra e shpëtimit të OKB-së t’i gjente./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera