126 zyrtarë policorë të hetuar gjatë këtij viti, mes tyre edhe kapitenë, majorë e nënkolonelë
Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 01 December 2021
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, gjatë një raportimi që ka bërë në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka folur për çështjen e hetimeve ndaj zyrtarëve policorë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka treguar nëse ka dallime kur IKP-ja inspekton një polic të zakonshëm në raport me inspektimin e një togeri apo të atyre që kanë grada më të larta në Policinë e Kosovës.
Hodaj tha se vetëm gjatë raportit 9 mujor të këtij viti kanë zhvilluar hetime ndaj 126 zyrtarëve policorë.
“Në bazë të raportit 9 mujor që kemi janë 126 zyrtarë policorë ndaj të cilëve kemi zhvilluar hetime. Prej tyre: 15 rreshter, 3 togerë, 2 kapitenë, 1 major, 2 nënkolonelë, 8 zyrtarë civil dhe disa qytetarë”, tha Hodaj.
Tutje Kryeshefi i Inspektoratit tha se nuk ndikojnë gradat se ndaj kujt duhet të zhvillohet hetim, por ndikojnë provat dhe dëshmitë që janë ndaj rastit.
“Unë konsideroj se ne kemi dhënë dëshmi që kemi hetuar kudo që ka pasur dyshime dhe kudo që ka pasur shkelje, pavarësisht niveleve apo gradave. Te ne nuk ka ndonjë kategori apo gradë që ndikon se ndaj kujt duhet të zhvillohen hetime, por ndikojnë provat dhe dëshmitë që janë ndaj rastit”, shtoi Hodaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...