Lajme

126 gjoba për tubime ku u shkelën masat anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 12 November 2021

Derisa e tregon programin e tij politik, qytetarët e dëgjojnë me vëmendje. Tash në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përmes tubimeve me një numër të madh të pjesëmarrësve u organizua fushata. E në këto manifestime parazgjedhore nuk është se u respektuan masat anti Covid.

Këtë mënyrë të promovimit të vetës tek qytetarët e zgjodhi secila parti e cila shkoi në balotazh.

Mirëpo se sa gjoba u shqiptuan ndaj tyre për mos respektimin e masave në këtë kohë pandemie e tregon Lamir Thaqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

-Advertisement-

Thaqi tregoi edhe se 120 inspektorë janë në krye të punës për të mbikëqyrur se a po respektohen masat pandemike.

Ai tregon se deri në sa ka arritur shuma e gjobës për tubime politike.

Gjoba të tilla konfirmuan se kanë marrë dy kandidatët për kryetar të Drenasit. Ndryshe, Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë do të jenë në detyrë edhe gjatë procesit zgjedhor nëpër qendra të votimit në tërë Kosovën.

Për ta shikuar storien e plotë, klikoni ” rel=”noopener” target=”_blank”>këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera