Lajme

126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 16 October 2020

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Obiliqit, sot, kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, ku pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermër përfitues dhe vlerë totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Me këtë rast, kryetari Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektoret me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.

Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me pagesat e demëve në kulturat bujqësore të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermër përfitues dhe vlerë totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, kemi filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Ne, jemi të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësisë si njëri ndër sektoret me rëndësi jetike për qytetarët tanë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera