Lajme

121 fëmijë nën moshën 9 vjeçare rezultuan pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 01 February 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan edhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 121 fëmijë që i takojnë grupmoshës 0-9 vjeçare.

234 të tjerë janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 274 të moshës 20-23 vjeçare.

-Advertisement-

Ndërsa, 26 të infektuar me këtë virus gjatë kësaj kohe i takojnë grumoshës mbi 80 vjeç.

Më poshtë gjeni tabelën me të gjitha grupmoshat./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera