12 vjetori i vdekjes së Fadil Feratit, Abdixhiku: Mirënjohje të thellë për sakrificën dhe trimërinë e tij
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 30 January 2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar veprimtarin, Fadil Ferati në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ai tha se Ferati i takon plejadës së intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën së punuari për të mirën e vendit deri në frymën e fundit.
“Janari, Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori shumë personalitete të rëndësishme e ndër ta edhe Fadil Feratin, nënkryetarin e LDK-së e kryetarin shumëvjeçar të komunës së Istogut. Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fadil Feratit, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën dhe trimërinë e tij.” thuhet në një postim në Facebook të LDK-së.
Tutje, Abdixhiku deklaroi se kujtimi për njërin nga themeluesit e degës së LDK-së në Istog është i përjetshëm.
“Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi; angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë, dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për të gjithë istogasit. Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit.”




T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































