Lajme

12 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 25 November 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 persona nga ky virus.
“Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

-Advertisement-

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743.

Në total numri i rasteve aktive është 323”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera