Lajme

12 raste me COVID-19 në FSK, pritet të testohen edhe 43 zyrtarë të tjerë

Autori: H. Smajli 16:18 | 03 August 2020

Në Forcat e Sigurisë së Kosovës janë vetëm edhe 12 raste aktive  me virusin COVID-19, shkruan gazeta inFokus.  

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se përveç 12 rasteve që janë pozitive edhe 43 raste të dyshuar janë në vetizolim dhe pritet të testohen të cilët janë raste kontakti.

-Advertisement-

“Aktualisht në FSK janë 12 pjesëtarë pozitiv me COVID-19, asnjë nuk është i shtruar në spital, gjendja e tyre është e mirë. Kurse 43 janë në vetë izolim dhe nuk kanë ndonjë shqetësim. Sigurisht se para kthimit në punë të gjithë u bëhet ritestimi në afatin e caktuar”, ka thënë Shala për inFokus.

Deri më tani në Kosovë nga virusi kanë humbur jetën  256 persona. Kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19, 9 mijë 49 persona ndërsa prej tyre janë shëruar 4 mijë e 989 raste.

Raste aktive janë edhe 3 mijë e 804./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera