Lajme

12 persona humbin betejën më koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 01 April 2021

Edhe 12 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë nga koronavirusi.

Kështu bëhet e ditur në raportin e IKSHP-së, shkruan Gazeta Infokus.

Mosha më e re ka qenë 62 vjeç në komunën e Kamenicës.

-Advertisement-

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera