12 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, sa janë të përgatitura kompanitë e kontraktuara
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 06 December 2021
Departamenti për menaxhimin e rrugëve është i përgatitur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtij sezonit të dimrit, shkruan Gazeta Infokus.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, thanë se buxheti i paraparë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin e sivjetshëm dimëror është 12 milionë euro.
“Mirëmbajtja e rrugëve është e përfshirë në një pako njëvjeçare e titulluar si: ‘Mirëmbajtja Verore dhe Dimërore (MVD) e Rrugëve’. Nga kjo buxheti i paraparë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin e sivjetshëm dimëror është 12 milionë euro”, thanë nga kjo ministri.
Tutje nga Drejtoria e Rrugëve të Kosovës thanë se kompanitë e kontraktuara janë furnizuar me kripë dhe repromateriale të tjera të nevojshëm.
“Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës”, thanë nga kjo ministri.
Nga Drejtoria e Rrugëve të Kosovës shtuan se për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve janë të kontraktuara deri me tani 17 kompani.
“Numri i kompanive të angazhuara nga Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mirëmbajtjen dimërore të Autorrugëve, rrugëve Nacionale dhe atyre Rajonale deri me tani është gjithsej 17 kompani” than nga kjo ministri për Infokus.
Sipas zyrtarëve të MMPHI-së, mirëmbajtja e rrugëve të Kosovës parashihet për të dy sezonet, për atë verore dhe dimërore. Sezoni dimëror fillon me 15 nëntor dhe mbaron me 1 prill, ndërkaq qe nga 1 prilli deri me 15 nëntor fillon sezoni veror i mirëmbajtjes rrugore./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...