Lajme

1187 raste pozitive me Covid-19 në Gjilan, sot pritet rezultati i 160 mostrave

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 21 October 2020

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në këtë qytet që nga fillimi i pandemisë ka pasur 1 mijë e 187 raste pozitive me virusin COVID-19.

Ndërsa sot pritet rezultati i 160 mostrave nga kjo komunë, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1187 raste pozitive në total, 998 të shëruar, 140 raste aktive, 49 të vdekur, 13 në hospitalizim dhe 160 mostra në pritje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, por qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e virusit

“E vemja mënyrë e parandalimit të përhapjes është bartja e maskave, larja e duarve dhe mbajtja e distancës mes nesh. Kjo duhet të respektohet me përpikëri nga institucionet publike, shkollat e gastronomia. Sa i përket infeksionit në dy shkolla, njërën private dhe tjetrën publike, nuk bëhet fjalë për mbylljen e tyre. Jemi duke e bërë hulumtimin e fundit për këtë”, ka thënë Ismajli, pas mbledhjes së Komitetit lokal për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera