Lajme

118 raste aktive me COVID-19 në Lipjan, Ahmeti shpërndan maska falas

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 14 July 2020

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke folur lidhur me gjendjen aktuale dhe masat parandaluese kundër pandemisë, tha se në këtë komunë ditëve të fundit në masë të madhe është përhapur Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 118 raste aktive.

I pari i Lipjanit, iu drejtua qytetarëve me një mesazh sensibilizues, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

“Unë jam i kënaqur me respektimin e deritanishëm të masave nga qytetarët e Lipjanit, megjithatë nuk mund të mbetët imun Lipjani në proporcion me këtë virus në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit është mjaftë shqetësuese përhapja e pandemisë në komunën tonë, andaj kemi ndërmarr një fushatë sensibilizuese dhe një varg masash me të cilat synojmë ta kufizojmë përhapjen e kësaj pandemie”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas tij, komuna që ai udhëheq është në krye të detyrës 24 orë.

“Komuna bashkë me institucionet lokale dhe shtabin emergjentë është aktiv 24 orë, për të qenë në shërbim të menaxhimit. Jemi në koordinim të përhershëm dhe po përpiqemi të menaxhojmë situatën… Aktualisht me Covid-19 në komunën tonë janë aktiv mbi 118 perona, numri është rritur javën e fundit dhe trendi është në rritje e sipër andaj ne apelojmë te qytetarët që të marrin më seriozisht në mënyrë që të preventojmë këtë dukuri”, ka thënë ai.

Kryetari i Lipjanit, gjatë ditës së sotme ka shpërndarë maska falas për qytetarët./Q.Rexhaj/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera